Lidhje

Obama shpjegon qëndrimin për imigracionin


Presidenti amerikan Barack Obama tha se shtyrja e vendimit të tij ekzekutiv për imigracionin deri pas zgjedhjeve të nëntorit nuk është një lëvizje politike.

Zoti Obama tha se kjo nuk ka të bëjë me mbajtjen e demokratëve në kontroll të Senatit amerikan. Ai kërkon të sigurojë që çdo veprim që merr mbi imigracionin të bëhet si duhet dhe të jetë i qëndrueshëm.

Duke folur sot për programin Meet the Press të rrjetit NBC, presidenti tha se vonesa ishte pjesërisht për shkak se ndryshe nga ç’thuhet në opinionin publik imigracioni nuk është një krizë. Ai tha se shumë më pak njerëz kapen në kufirin jugor sesa një dekadë më parë.

Presidenti tha se shumë amerikanë po besojnë se situate është një krizë pasi atyre nuk iu janë dhënë të gjitha faktet.

XS
SM
MD
LG