Kryeministri Rama flet ekskluzivisht për Zërin e Amerikës, mbi ndeshjen mes Serbisë dhe Shqipërisë. Nga Harvardi ai përshëndeti kombëtaren e Shqipërisë dhe tha se shqiptarët nuk kishin lidhje me atë që ndodhi. Ai i dënoi ato që ndodhën si shfaqje dhune dhe racizmi.