Lidhje

Marrëdhëniet racore në Ferguson


Shumë banorë në lagjen Saint Louis në Ferguson të shtetit Mizuri thonë se kanë shkuar për të jetuar aty për shkak të shumëllojshmërisë racore të lagjes. Kur protestat dhe dhuna që pasoi vrasjen e të riut zezak Michael Brown nga një polic i bardhë gjatë një konfrontimi në rrugë, i la shsumë prej tyre të habitur. Tani shumë po përpiqen të gjejnë rrugëdalje nga kjo situatë. Disa kisha lokale po drejtojnë këtë bashkëbisedim mes banorëve.

Pastori Willis Johnson i kishës Wellspring në Ferguson ia ka kushtuar tërë shërbesën e së djelës çështjes së vrasjes së Michael Brown-it në gusht. Ai e ndryshoi rutinën e tij të zakonshme dhe u tha besimtarëve të ngriheshin dhe të përqafonin njëri-tjetrin. Ai do që komuniteti të fillojë atë që e pranon se është një bisedë e vështirë.

"Nuk është detyra ime t’u paraqesë njerëzve atë që duhet të mendojnë apo të besojnë – dhe ashtu siç veproj çdo ditë në kishën time – unë i sfidoj njerëzit të mendojnë, të bëjnë diçka jo vetëm për çështjen në fjalë por edhe për shumë çështje të tjera humane që kërkojnë vëmendje."

Kisha e tij ka hyrë në partneritet me disa të tjera si dhe me shkollat përreth për të ndihmuar komunitetin pas vdekjes së të riut Brown. Ai po përpiqet gjithashtu t’u jap një lloj drejtimi dhe qëllimi njerëzve që nuk dine çfarë të bëjnë pas kësaj dhe si të veprojnë – njerëz si Katie Turnbull.

"Mendoj se ka shumë energji për të ndryshuar gjëra dhe njerëzit nuk dijnë nga t’ja fillojnë. "

Ajo erdhi në kishën e tij pikërisht në përgjigje të situatës së re të krijuar.

"Po përpiqem të njihem me mendimet e ndryshme që kanë njerëzit, dhe mendoj se ne duhet t’i shtrijmë dorën njëri-tjetrit dhe të kuptojmë ndjenjat e njeri tjetrit.”

Ketie Turnbull nuk është është e vetmja që po përpiqet të gjejë mënyra për të zgjidhur këtë çështje. Por pastori Johnson është i shqetësuar se jo të gjithë janë tolerantë.

"Kam frikë se njerëzve nuk po u dëgjojhet zëri, nuk po mundohen të kuptojnë dhe nuk po mendojnë pasojat e veprimeve të tyre dhe kjo mund të thuhet për të dyja palët."

Individë dhe grupe të vogla në komunitet duket të jenë të motivuar dhe duan të marrin pjesë në përpjekjet për të zgjidhur çështjet e thella racore dhe pabarazisë social-ekonomike. Por si KatieTurnbull edhe pastori Johnson bien dakort se debati nuk është aq i përhapur sa duhet të ishte. Ata besojnë gjithashtu se kjo nuk është diçka që mund të arrihet në një periudhë afatshkurtër.

"Por ky intensitet, jo vetëm përmes bisedave por edhe punës së bashku do të marrë kohë. Dhe do të kërkojë shumë më tepër dhe do të na duhet të vuajmë më gjatë.

Shumë në Ferguson thonë se shpresojnë se vdekja e adoleshentit të paarmatosur nuk shkoi kot dhe se akuzat konkrete do të ndihmojnë në përmirësimin e marrëdhënieve mes anëtarëve të komunitetit dhe zyrtarëve të policisë.

XS
SM
MD
LG