Lidhje

Liban, vritet një paqeruajtës i OKB-së


Një paqeruajtës spanjoll i OKB-së dhe dy ushtarë izraelitë u vranë sot, ndërkohë që Izraeli dhe grupi militant libanez Hezbollah shkëmbyen zjarr. Ky është shkallëzimi më i madh i luftimeve që prej luftës së vitit 2006.

Paqeruajtësi u vra në Libanin e jugut gjatë një shkëmbimi zjarri që filloi me një sulm të Hezbollahut me raketë ndaj një autokolone ushtarake izraelite të mërkurën herët.

Një zëdhënës i OKB-së tha se shkaku i vdekjes së paqeruajtësit mbetet "i papërcaktuar" dhe është duke u hetuar nga ana e forcës paqeruajtëse të OKB-së në Liban.

Ushtria izraelite tha se përveç të vdekurve, shtatë ushtarë izraelitë u plagosën në sulmin me raketa përgjatë kufirit Izrael-Liban. Hezbollahu la të kuptohet se kjo ishte si hakmarrje ndaj një sulmi ajror, që besohet të jetë kryer nga Izraeli në Siri, në të cilin u vranë gjashtë anëtarë të Hezbollahut dhe një gjeneral iranian.

XS
SM
MD
LG