Lidhje

Greqia kundër sanksioneve ndaj Rusisë


Greece's Prime Minister Alexis Tsipras addresses the media at the European Commission headquarters in Brussels, March 13, 2015.
Greece's Prime Minister Alexis Tsipras addresses the media at the European Commission headquarters in Brussels, March 13, 2015.

Kryeministri grek Alexis Tsipras tha se qeveria e re e Greqisë nuk është dakord me sanksionet kundër Rusisë, dhe dëshiron të shtojë lidhjet tregtare me Moskën. Zoti Tsipras i bëri komentet në prag të një vizite në Moskë javën e ardhshme.

Në një intervistë me agjencinë ruse të lajmeve TASS, zoti Tsipras tha se ai i konsideron sanksionet si një rrugë që nuk të çon askund dhe se embargoja reciproke që Rusia ka vënë ndaj produkteve ushqimore të Bashkimit Evropian e ka dëmtuar seriozisht ekonominë e vendit të tij.

SHBA dhe BE-ja vendosën sanksione ekonomike ndaj Rusisë lidhur me aneksimin prej saj të gadishullit ukrainas të Krimesë dhe mbështetjen për rebelimin në Ukrainën lindore. Moska u kundërpërgjigj duke ndaluar importet ushqimore nga perëndimi, një hap që i ka dëmtuar eksportet bujqësore greke në një kohë kur Greqia përballet me një krizë të thellë financiare.

Që nga zgjedhja në muajin janar, qeveria Tsipras – një koalicion ndërmjet partisë së tij radikale të majtë SYRIZA dhe një partie të vogël nacionaliste të djathtë, është përpjekur për marrëdhënie të ngrohta me Rusinë, dhe ka kritikuar qeveritë e kaluara greke për ndjekjen e politikave të BE-së kundrejt Moskës

XS
SM
MD
LG