Lidhje

60 vjetori i librit Guinness


112 vjeçari Yasutaro Koide
112 vjeçari Yasutaro Koide

Kanë kaluar 60 vjet që kur u botua për herë të parë libri Rekordet Botërore Guinness. Qysh atëherë, janë shitur më shumë se 134 milionë kopje të tij, ku përfshihen të dhëna të cilat variojnë që nga ndërtesa më e lartë në botë, këpucët më të mëdha e deri te njerëzit më të moshuar në tokë.

112 vjeçari Yasutaro Koide njihet zyrtarisht si njeriu më i moshuar në botë, sipas librit të Rekordeve Guinness. Koide ka lindur në 13 mars, 1903 dhe ka punuar si rrobaqepës.

Ai u bë njeriu më i moshuar në botë pas vdekjes së Sakari Momoit nga Tokioja në korrik, në moshën 112 vjecare.

Po nga Japonia është Misao Okawa, vajza e rrobaqepëses së kimonove. Okawa vdiq në qershor të këtij viti dhe ishte gruaja më e moshuar në botë. Ajo ishte 117 vjeç.

Thyesit e rekordeve janë mes atyre që shpalosen në 60 vjetorin e librit Guinness. Si Koide dhe Okawa ishin të rinj kur Hollivudi realizoi filmin Gone with the Wind.

Filmi me aktorët Vivien Leigh dhe Clark Gable doli në vitin 1939, por edhe sot, ky film për Luftën Civile Amerikane është filmi me më shumë të ardhura në të gjitha kohërat.

Avatar – filmi i parë tredimensional – vjen në vendin e dytë me 2.78 miliardë.Kur Guinness u publikua fillimisht në vitin 1955, ndërtesa Empire State ishte më e larta e ndërtuar ndonjëherë.

Ajo dominonte në Nju Jork me një lartësi prej 448.6 metrash, më saktë 443 metra deri në majë.

Sot Rekordi Botëror Guinness i takon ndërtesës Burj Khalifa, në Dubai që është 828 metra e lartë.

Kryeredaktori i tanishëm i librit Guinness Craig Glenday është i rrethuar këtu nga disa çmime.

Këpucët janë të Robert Wadlow, njeriu më i gjatë ndonjëherë, ndërsa ky është modeli i bretkocës më të madhe të gjetur ndonjëherë.

Libri tërheq lexues nga mbarë bota. Që nga viti 1955 janë shitur më shumë se 134 milion kopje në 21 gjuhë në më shumë se 100 vende - Guinness pretendon se kjo është mjaftueshëm për të mbështjellë me libra ekuatorin.

Njeriu pas idesë së këtij libri ishte Sir Hugh Beaver, drejtori menaxhues i Birrarisë Guinness.

Ai po merrte pjesë në një mbrëmje në Wexford kur filloi një debat për zogun më të shpejtë në Evropë. Duke mos e gjetur përgjigjen në librat ekzistues, ai ftoi binjakët Norris dhe Ross McWhirter të përpilonin një libër me fakte dhe shifra.

"Ishte një lojë gjuetie dhe drejtori menaxhues i birrarisë Guinness filloi të thotë për një zog se ishte ndoshta më i shpejti në Evropë. Por askush nuk mund ta gjente përgjigjen. Ai debatoi me miqtë dhe i erdhi ideja për një libër. Rezultati ishte Libri Guinness i Rekordeve."

Disa gjëra asnjëherë nuk ndryshojnë. Kemi dëgjuar për njeriun më të pasur në botë, John D. Rockefeller. Pasuria e tij llogaritej në gati 900 milion dollarë në vitin 1913, baraz me 189.6 miliardë sot.

Përpjekjet e njeriut kanë qënë gjithmonë përbërësi kryesor në Librin Guiness të Rekordeve. Një nga atletët më të famshëm në libër është vrapuesi amerikan Jesse Owens.

Ai shënoi rekordin në Olimpiket e Berlinit në 100 metërsh në vitin 1936. Gati një shekull më vonë Usain Bolt shënoi rekordin e ri me 9.58 sekonda. Ai u arrit më 16 gusht të vitit 2009.

Yje të tjera të sportit të përfshirë në librin e rekordeve janë: Gareth Bale, futbollisti më i shtrenjtë për të cilin Real Madridi i pagoi Manchester United gati 132 milion dollarë në vitin 2009.

Sir Roger Bannister i Britanisë u bë i pari që përshkoi një milje në më pak se 4 minuta në vitin 1954.

Ndërsa njeriu më i shkurtër në botë është Chandra Bahadur Dangi nga Nepali.

"Rekordi Guinness për njeriun më të gjatë në botë mbahet nga Robert Wadlow me 2 metra e 72 centimetra dhe asnjëherë nuk është mundur nga një i dytë. Tani kemi Sultan Kosen që mban rekordin e tanishëm me 2 metra e 51 centimetra pra disa centimetra më i shkurtër. Është e mahnitshme të mendosh kur krahasohesh me Sultanin se ka patur një njeri që ka qënë edhe më i gjatë se ai."

Duhet të jesh tip i veçantë për të hyrë në librin Guinness. E tillë është Lee Redmond e cila zgjati thonjtë për 30 vjet me radhë. Fatkeqësisht ato iu thyen në një aksident me makinë.

Kafshët janë gjithmonë popullore për lexuesit e librit Guinness dhe pronarët e tyre janë entuziastë t’i regjistrojnë në librin e rekordeve, në rrugën drejt famës.

Zeus, është përshembull qeni më i gjatë në botë – 1 metër e 12 centimetra.

"Për mua kënaqësia e librit Guiness të rekordeve është tek shumëllojshëmria e materialeve të përfshira. Shumë gjëra kanë ndryshuar dhe i takojnë së kaluarës, por thelbi qëndron në faktin se libri pasqyron sesi është aktualisht bota. "

Disa rekorde nuk janë të papritura. Albumi Thriller i Michael Jackson-it është ende më i shituri deri më sot me mbi 65 milion kopje.

Edicioni i 60-të i librit do të ketë disa të reja si ky libër komik gjigand. Ashtu siç e thotë edhe titulli “Libri më i Madh Komik në Botë”.

XS
SM
MD
LG