Lidhje

ShBA, ndryshimet klimatike


Presidenti amerikan Barack Obama përdori peisazhin e një akullnaje që po shkrin me shpejtësi në Alaskë për të theksuar ndikimet e ndryshimeve klimatike, ndërsa vazhdon vizitën e tij të rëndësishme në shtetin e largët veriperendimor.

Zoti Obama po vazhdon vizitënn tre ditore në Alaska. Të martën ai shkoi në bazën e Akullnajës Exit e cila është tkurrur me dy kilometra gjatë dy shekujve të fundit.

"Për shkak të ndryshimit të modeleve të dimrave me më pak dëborë, dhe verëve më të nxehta e më të gjata, akullnaja po shkrin me shpejtësi dhe po dërgon mesazhin rreth urgjencës me të cilën duhet të veprojmë pasi kur akullnajat të zhduken, sasia e ujit që do të kalojë në oqeane dhe rritja e nivelit të deteve dhe ngrohja në përgjigjësi do të ketë ndikim në florën dhe faunën e këtij parku kombëtar."

Udhëtimi tre-ditor, i koreografuar mirë i presidentit në Alaska synon të sigurojë mbështetje për politikat e tij ambjentaliste për të luftuar ndryshimet klimatike, që ai i ka deklaruar si kërcënimin më sfidues të këtij shekulli.


Udhëtimi vjen para një konference të OKB-së për ndryshimet klimatike këtë vit në Paris.

Shtëpia e Bardhë tha se synimi i konferencës është rritja e ndërgjegjësimit për efektet e temperaturave të larta në Arktik që ndikojnë në pjesën tjetër të botës dhe hapat që duhet të marrë njerëzimi.

Shkencëtarët kanë paralajmëruar se rritja e temperaturave më shumë se 2 gradë celcius mbi nivelet para-industriale do të sjellin klimë ekstreme dhe rritja e nivelit të deteve do të ndikojë mbi popullatën në mbarë botën.

XS
SM
MD
LG