Lidhje

Paradë e madhe ushtarake në Kinë


Soldiers of the People's Liberation Army (PLA) of China roll on their armoured vehicles to Tiananmen Square as others are shown on a big screen during the military parade marking the 70th anniversary of the end of World War II, in Beijing, China, Sept. 3,
Soldiers of the People's Liberation Army (PLA) of China roll on their armoured vehicles to Tiananmen Square as others are shown on a big screen during the military parade marking the 70th anniversary of the end of World War II, in Beijing, China, Sept. 3,

Presidenti kinez Xi Jinping shpalli sot planet për të shkurtuar trupat e ushtrisë më të madhe të botës me 300 mijë vetë. Njoftimi u bë gjatë një parade ushtarake në sheshion Tienamen për të festuar fitoren ndaj Japonisë në Luftën e Dytë Botërore. Shumë udhëheqës perëndimorë nuk morën pjesë në ceremoni dhe për disa, parada ngre shqetësime të reja për synimet ushtarake të Kinës.

Kina demonstroi sot aftësitë e saj ushtarake në sheshin Tiananmen të Pekinit me një paradë ushtarake në përkujtim të fitorës ndaj Japonisë në Luftën e Dytë Botërore.

Qielli në Pekin ishte blu, pasi autoritetet kishin mbyllur fabrikat dhe ndaluar qarkullimin e makinave që përpara për të shmangur smogun që është zakonisht i pranishëm mbi qytet.

Presidenti kinez Xi Jinping shfrytëzoi rastin për të njoftuar shkurtimin e mbi 300,000 trupave nga Ushtria Popullore Çlirimtare, një lëvizje që synon të demonstrojë përkushtimin e Kinës ndaj paqes.

"Paragjykimi dhe diskriminimi, urrejtja dhe lufta mund të shkaktojnë vetëm fatkeqësi dhe dhimbje. Respekti i ndërsjellë dhe ndërtimi i marrëdhënieve me njëri-tjetrin në kushte të barabarta, zhvillimi paqësor dhe begatia e përbashkët janë mënyra e vetme që kjo mund të arrihet në botë".

Parada synonte të ishte një kujtsë solemne e vuajtjeve në të kaluarën të Kinës dhe një festim i arritjeve të saj. Megjithatë spektakli ushtarak ka ngritur pikëpyetje mbi ngritjen e Kinës dhe rolin që ajo synon të luajë në botë

Mesazhi i parades është disi kontradiktor thonë analistët. Nga njera anë parada i drejtohej audiencës së brendshme për të treguar që qeveria është e fortë dhe po mbron interest e vendit, nga ana tjetër Kina i thotë botës mos të shqetësohet se Kina nuk përbën kërcënim për askënd.

Kina nuk ka marrë pjesë në asnjë konflikt ushtarak që nga viti 1979 dhe për pasojë pajisjet që demonstroi sot.nuk janë provuar në fushë-betejë.

Një nga sfidat me të cilat ndeshen forcat ushtarake kineze është integrimi i forcave ajrore me ato detare. Kina po e zhvendos strategjinpë e sa usdhtarake nga trupat tokësore mbnrojtëse drejt fuqizimit të forcave detare.

Kanë lindur shqetësime se parada mund të nxisë një garë të re armatimi në një kohë që Kina ka ngritur pretendime territoriale në detin e Kinës Jugore dhe atë Lindore. Kina po ashtu po del si një nga tregëtarët kryesorë të armëve në botë dhe parada pritet ta ndihmojë në këtë drejtim.

Parada ndodh në një kohë jo të mirë për Kinën pas zhvlerësimit të papritur të monedhës dhe rënies së madhe të tregut i saj të aksioneve duke shkaktuar shqetësime për gjendjen reale të ekonomisë së vendit.

XS
SM
MD
LG