Lidhje

Filmi Time Out of Mind


Aktori dhe aktivisti Richard Gere së bashku me regjisorin Oren Movernman trajtojnë fenomenin e të qënit pastrehë në filmin dramatik Time out of Mind. Aktori Gere ofron një aktrim mbreslënës në rolin e George, një i pastrehë që përpiqet të jetë i pranishëm në një shoqëri që nuk e pranon ekzistencën e tij.

Në filmin “Time out of Mind”, George, një i pastrehë, ndodhet në enigmë. Filmi nuk tregon të kaluarën e tij dhe nuk spjegon arsyet se pse ai është i pastrehë. Aty trajtohet beteja e tij e përditshme për të mbijetuar. Aktori Richard Gere e transformon veten mjaft mirë në njeriun endacak.

Regjisori Oren Moverman, foli mbi filmin me Zërin e Amerikës.

“Është një film që tërheq vëmendjen ndaj një njeriu që zakonisht shoqëria nuk e përfill.”

Regjisori Oren Moverman përdori lente që xhirojnë nga shumë larg ku Richard Gere i vetmuar në karaktetrin e tij ushtron zanatin e lypsarit në qytetin e Nju Jorkut. Rezultatet ishin të befasuese, thotë për Zërin e Amerikës aktori.

“Askush nuk e kishte vëmendjen. Kisha ndjenjat e një njeriu të padukshëm. Eksperica që përjetova ishte si një vrimë e zezë, ku njerëzit e shikonin por nuk donin t’i afroheshin. Ata nuk donin të më afroheshin jo vetëm fizikisht por as emocionalisht.”

Filmi tregon se është shumë e lehtë që dikush të bëhet i pastrehë. Po ashtu trjaton qendrat për të pastrehët se si drejtohen me burokraci por ama të pushtuara nga dhembëshuria e punonjësve socialë.

Richard Gere shpreson që filmi do të nxisë mbështetje për njerëzit e zhvendosur në mbarë botën.

“...të gjithë personat e zhvendosur dhe refugjatët, kjo qe jemi duke parë në Evropë dhe tensionet e disa miliona njerëzve të zhvendosur që kërkojnë një strehë. Shtepitë e tyre nuk janë më.”

Zoti Gere thotë se të qënit i pastrehë të bën të vësh në pikëpyetje vet egzistencën tënde. Ai thotë se askush nuk e vëren prenzencën tënde. Ai zgjodhi që të përjetonte të qënit i pastrehë.

“ Ishte një eksperiencë me emocione të shumta.”

Filmi Time out of Mind tregon edhe arsyen.

XS
SM
MD
LG