Lidhje

Ndryshime në Twitter


Një nga rrjetet sociale, Twitteri, po e ndryshon mënyrën e paraqitjes së mesazheve.

Shërbimi i mikroblogut Twitter do të lejojë tani që në krye të faqes të dalin mesazhet e njerëzve me të cilët është lidhur përdoruesi, pastaj të shfaqen mesazhet e tjera në kohë reale.

Formati i ri synon ta gjallërojë shërbimin Twitter, i cili përballet me vështirësi për të tërhequr përdorues.

Gjatë fundjavës që kaloi, rrjeti Twitter u përmbyt nga zërat se ai po e ndryshonte pamjen për t’i ngjarë më shumë Facebook-ut në mënyrën e paraqitjes së mesazheve.

Ekzekutivi i Twitterit Jack Dorsey u detyrua të shfaqej në rrjet dhe të komunikonte me përdoruesit, duke u thënë se mënyra e paraqitjes së mesazheve në kohë reale nuk do të ndryshojë.

Ndaj Twitterit është shtuar trysnia për të rritur numrin e përdoruesve dhe çmimi i aksioneve të tij ka rënë ndjeshëm.

XS
SM
MD
LG