Lidhje

Imigrantë të rinj drejt Italisë


Një anijë gjermane solli sot në portin italian të Katanjës të Italisë, më shumë se 1.000 emigrantë që u kapën përballë brigjeve të Libisë të dielën.

Vetëm këtë vit në Itali kanë mbërritur rreth 29 mijë emigrantë, pjesa më e madhe në përpjekje për t’i shpëtuar varfërisë.


Agjencia e Kombeve të Bashkuara për migrimin njoftoi javën e kaluar se në vitin 2017, kanë hyrë në Evropë 31,993 emigrantë dhe refugjatë. 80 për qind e tyre kanë hyrë në Itali dhe pjesa tjetër në Spanjë dhe Greqi.

Kjo shifër konsiderohet e ulët në krahasim me 170 mijë emigrantët që hynë në Evropë vetëm në 97 ditët e para të vitit 2016. Megjithatë numri i vdekjeve të regjistruara, është pothuajse i njëjtë për të dy vitet.

Me përmirësimin e motit pritet dhe një rritje e numrit të të ardhurve.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG