Lidhje

Zgjedhjet në Poloni, me rëndësi të madhe për vendin dhe për Evropën 


Thousands march in support of the opposition against the governing populist Law and Justice party in Warsaw, Poland, Oct. 1, 2023. Opposition leader Donald Tusk seeks to boost his election chances for the parliament elections on Oct. 15, 2023.
Thousands march in support of the opposition against the governing populist Law and Justice party in Warsaw, Poland, Oct. 1, 2023. Opposition leader Donald Tusk seeks to boost his election chances for the parliament elections on Oct. 15, 2023.

Më 15 tetor, votuesit polakë do të zgjedhin parlamentin e tyre të ardhshëm që do të krijojë qeverinë e re të Polonisë. Dy forcave kryesore politike – Koalicionit për Ligjin dhe Drejtësinë dhe Koalicionit Qytetar – do t’u duhet të formojnë koalicion qeverisës për vendin më të madh ish-komunist të BE-së dhe gjithashtu vend anëtar i NATO-s, si dhe një ndër mbështetësit më jetikë të Ukrainës në mbrojtjen ndaj sulmit të Rusisë. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Myroslava Gongadze, njofton nga Varshava se përse këto zgjedhje janë të rëndësishme.

Zgjedhjet në Poloni, me rëndësi të madhe për vendin dhe për Evropën 
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:26 0:00

Votuesit polakë do t’u drejtohen kutive të votimit më 15 tetor për të zgjedhur parlamentin me dy dhoma. Në ditët përpara zgjedhjeve, kandidatë nga të gjitha partitë politike po bëjnë fushatë aktive për të mobilizuar mbështetësit. Ndër ta është Adam Bodnar, jurist për të drejtat e njeriut dhe ish-ombudsman i Polonisë i ngarkuar me ruajtjen e të drejtave të njeriut. Sipas këtij kandidati për në senat të Platformës Qytetare, zgjedhjet janë të një rëndësie shumë të madhe për funksionimin e shtetit ligjor dhe mbrojtjen e lirive civile në Poloni.

“Këto janë në thelb zgjedhje për të ardhmen e Polonisë. Ose jemi një vend demokratik, ose do t’i futemi më tej një lloj drejtimi autoritar”, i tha ai Zërit të Amerikës.

Kolegia e tij e re, 22-vjeçarja Oliwia Aziz, po kandidon nga e njëjta parti si zoti Bodnar, për dhomën më të ulët të parlamentit. E lindur në Poloni, me nënën polake dhe babanë kurd, ajo përfaqëson një brez të ri politikanësh. Nëse fiton, ajo do të bëhet anëtarja më e re në moshë e parlamentit polak.

“Duhet të ndjekim idetë tona si një gjeneratë e re, pasi e ardhmja varet nga ne dhe ne dimë se si të merremi me problemet e shoqërisë së tanishme, apo jo? Pra synoj gjithashtu të inkurajoj të rinjtë të përfshihen në politikë dhe t’i marrin gjërat në duart e tyre”, i tha ajo Zërit të Amerikës.

Një tjetër faktor domethënës në këto zgjedhje në Poloni është popullsia në plakje. 10 milionë pensionistët e vendit përbëjnë gati një të katërtën e popullsisë. Ata janë gjithashtu elektorati kryesor i Partisë për Ligj dhe Drejtësi, që e ka bërë prioritet kryesor mbrojtjen e mirëqenies së tyre dhe që mbështet ruajtjen e traditave polake dhe vlerave fetare të rrënjosura thellë.

Sekretarja e Shtetit për Zhvillimin Poloni-Ukrainë, Jadwiga Emilewicz, që po kandidon për deputete nga Partia për Ligj dhe Drejtësi që ka qenë në pushtet për tetë vitet e fundit, nënvizon se shumica e polakëve jetojnë në zona rurale dhe kanë nevojë të ndihen të mbrojtur dhe të sigurtë.

“Mendoj se koncepti i sigurisë është më i diskutuari publikisht. Lufta që vazhdon në Ukrainë, ne mendojmë se është edhe lufta jonë. Siguria për sa i përket luftës në Ukrainë, për sa i përket krizës së refugjatëve, energjisë, situatës së pasigurisë, të ndërlidhur me krizën ekonomike. Janë të gjitha këto probleme që i shqetësojnë njerëzit këtu”, i tha ajo Zërit të Amerikës.

Ajo vë në dukje se njerëzit janë të shqetësuar për krizën e refugjatëve, përfshirë ukrainasit që erdhën për të jetuar në Poloni pas sulmit të Rusisë. Një mosmarrëveshje rishtazi mes qeverive polake dhe ukrainase për importin e grurit, shkaktoi një rënie të mbështetjes së polakëve për Ukrainën.

“Mundohem t’i bind partnerët e mi ukrainas se këtu nuk ka të bëjë se kush është në pushtet, por se çështja është për të gjithë shoqërinë. Patët 38 milionë njerëz që ju qëndruan pranë, ju ndihmuan dhe ju hapën derën. Dhe sot, pavarësisht nëse votojnë për koalicionin Ligj dhe Drejtësi apo për Platformën Qytetare, ata ndjehen disi të zhgënjyer dhe ndonjëherë të ofenduar, që nuk po trajtohen shumë seriozisht nga partneri Kiev”, thotë zonja Emilewicz.

Sidoqoftë, të dyja forcat politike kanë konsensus për domosdoshmërinë e ofrimit të mbështetjes së vazhdueshme për Ukrainën që përballet me agresionin e Rusisë, njëkohësisht me mbajtjen nën kontroll të situatës në Poloni dhe në Evropë.

XS
SM
MD
LG