Lidhje

Sulme kibernetike në disa vende të botës


Një sulm kibernetik masiv që goditi të premten spitalet në Britani dhe bizneset në Spanjë, duket se po përhapet edhe në organizata të vendeve të tjera të botës.

Fillimisht Britania, më pas Spanja, Shtetet e Bashkuara, Kina, Rusia, Portugalia, Italia dhe disa vende të tjera njoftuan se kishin patur sulme kibernetike.

Një numër i madh spitalesh në mbarë Britaninë u goditën të premten nga një sulm kibernetik, që bllokoi sistemet kompjuterike dhe bëri të anulohen vizitat e pacientëve me mjekët. Fillimisht Britania, më pas Spanja, Shtetet e Bashkuara, Kina, Rusia, Portugalia, Italia dhe disa vende të tjera njoftuan se kishin patur sulme kibernetike.

Sipas Shërbimit Kombëtar britanik të Shëndetit, kompjuterat e spitaleve u infektuan nga një lloj virusi që merr “peng” kontrollin e sistemit kompjuterik deri sa viktimat u paguajnë gjobvënësve hakerë shumat e kërkuara nga ata.

Fotot e postuara në median sociale tregojnë kompjuterat e infektuar me mesazhin “Ooops, të dhënat janë koduar” dhe kërkesën për 300 dollarë në monedhën elektronike anonime Bitcoin.

Të paktën 16 qendra spitalore njoftuan se ishin prekur nga sulmi kibernetik me marrjen peng të sistemeve kompjuterike.

Ndërsa spitalet e prekura u detyruan të kthejnë mbrapsht pacientët dhe devijojnë ambulancat drejt qendrave të tjera mjekësore, agjencia britanike e shëndetit tha se sulmuesit nuk ishin futur në të dhënat e pacientëve.

“Shërbimi Kombëtar i Shëndetit po punon ngushtë me Qendrën Kombëtare të Sigurisë Kibernetike, Departamentin e Shëndetit dhe të tjerë për të ndihmuar organizatat e prekura dhe rekomanduar veprimet e duhura”, thuhet në një deklaratë të agjencisë së shëndetit.

Shërbimi Kombëtar i Shëndetit tha se nuk ishte sulmuar specifikisht dhe se sulmi po “ndikon tek organizatat e një sërë sektorësh.”

Rreth së njëjtës kohë të premten, ministria spanjolle e energjisë njoftoi për sulme të ndryshme kibernetike ndaj kompanive në Spanjë, përfshi gjigandin e telekomit Telefonica, me viruse që marrin “peng” sistemet kompjuterike. Nuk është e qartë nëse sulmet kibernetike ndaj të dy vendeve kanë lidhje. Edhe telekomi në Portugali ishte objekt i një sulmi kibernetik por asnjë prej shërbimeve nuk u ndikua, thuhet në një njoftim zyrtar të kompanisë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG