Lidhje

Ebola, bien infektimet në Liberi


Ritmet e përhapjes së infektimeve me Ebola në Liberi duket se po bien.

Ndihmës Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë Dr. Bruce Aylward thotë se mund të kemi të bëjmë me një prirje të re, por fundi i epidemisë është ende larg. Zoti Aylward thotë se ka një rënie deri në 25% të ritmeve të infektimeve në Liberi, por “nuk është koha për të reduktuar përpjekjet”.

Ndërkaq, Sekretari amerikan i Mbrojtjes Chuck Hagel ka miratuar masa të forta, të ngjashme me vendosjen e karantinës për trupat amerikane që kthehen nga misionet kundër Ebolës në Afrikën perëndimore.

Presidenti Obama do të takohet sot me ekipe të shëndetit publik dhe sigurisë kombëtar lidhur me masat kundër sëmundjes.

XS
SM
MD
LG