Lidhje

Largohet ministri i jashtëm francez Fabius


Ministri i jashtëm francez Laurent Fabius u largua nga posti për t'u bërë president i Këshillit Kushtetues, gjykata më e lartë e vendit që shqyrton përputhshmërinë e ligjeve me Kushtetutën.

Presidenti Francois Hollande e propozoi zyrtarisht emërimin e zotit Fabius të mërkurën, në prag të një riorganizimi të parashikuar të Kabinetit.

69-vjeçari Fabius, ish-kryeministër, ka qenë në postin e ministrit të jashtëm që nga viti 2012 dhe pritet ta marrë detyrën e re në fillim të marsit, pasi komisionet parlamentare të miratojnë propozimin.

Nuk ka ende njoftim se kush do të emërohet ministër i jashtëm por mes kandidatëve është Segolene Royal, ministre e mjedisit dhe ish-partnere e zotit Hollande.

XS
SM
MD
LG