Lidhje

Francë: Raundi i dytë i zgjedhjeve për kandidatët socialistë për President


Socialistët francezë po votojnë sot në raundin e dytë për të përcaktuar kandidatin e tyre në zgjedhjet presidenciale të vendit. Ata duhet të zgjedhin mes ish-kryeministrit pro-biznesit, Manuel Valls dhe ligjvënësit me prirje të skajshme të majta, Benoit Hamon, i cili duket se ka shanset më të mëdha për të fituar brenda partisë.

Megjithatë, mundësia që secili prej tyre të fitojë në zgjedhjet presidenciale është e vogël, pas pesë vjetësh qeverisjeje socialiste jo-popullore.

Anketat lënë të kuptohet se asnjë prej tyre nuk ka gjasa të sigurojë mbështetje të mjaftueshme për të vazhduar garën presidenciale deri në raundin e dytë në maj, duke u radhitur ndoshta në vend të pestë, pas centristit Emmanuel Macron and majtistit të skajshëm Jean-Luc Melenchon.

Partia e së djathtës së skajshme, Fronti Kombëtar që udhëhiqet nga Marine Le Pen, pritet që të dominojë raundin e pare presidencial, duke reflektuar një reagim të ashpër populist në Evropë.

XS
SM
MD
LG