Lidhje

Partia e kancelares Merkel fiton zgjedhjet rajonale


Partia e qendrës së djathtë e kancelares gjermane Angela Merkel të dielën fitoi zgjedhjet në rajonin e Zarës (Saarland) me një diferencë prej 10 për qind. Rezultati i zgjedhjeve krijoi një pengesë të re për shpresat e qendrës së majtë për ta mundur zonjën Merkel në zgjdhjet kombëtare të shtatorit.

Demokristianët e kancelares Merkel me lehtësi shënuan fitore ndaj socialdemokratëve në landin e Zarës (Saarland), pavarësisht se gara pritej të ishte më e fortë pasi socialdemokratët patën një rritje të mbështetjes në anketa të nxitur nga zgjedhja e Martin Schulz-it si udhëheqës të partisë së tyre. Zoti Shulz në të kaluarën ka mbajtur postin e Presidentit të Parlamentit Evropian.

"Angela Merkel dhe unë, kemi luftuar krah për krah. Ne treguam se jemi të angazhuar për politikën rajonale dhe të ardhmen. Banorët e Zarës (Saarlandit) votuan për të mbështetur këtë. Ata treguan se nuk donin të provonin të majtët. Kjo është domethënëse për gjithë Gjermaninë," thotë Annegret Kramp-Karrengauer, kandidate e Partisë Demokristiane.

Partia Socialdemokrate u përball me testin e parë zgjedhor që nga emërimi i zotit Schulz si kandidat kundër kancelares Merkel, e cila pritet të kandidojë për një mandat të katërt në zgjedhjet kombëtare të shtatorit.

"Fakti që ne nuk arritëm synimin tonë këtë mbrëmje nuk do të thotë se ne nuk do të arrijmë qëllimin tonë kryesor. Qëllimi ynë është ndryshimi i qeverisë në republikën federale, dhe ka pasur një mesazh të qartë në këtë mbrëmje se kjo është një garë me distancë të gjatë, e jo të shkurtër," shprehet Shultz.

Partia populiste e anti-emigracionit, Alternativa për Gjermaninë fitoi gjashtë për qind të votave, që do të thotë se tani ajo është e përfaqësuar në 11 nga 16 asambletë lokale të Gjermanisë.

XS
SM
MD
LG