Lidhje

Bundeshtagu, pro zgjatjes së ndihmës për Greqinë


Parlamenti gjerman votoi sot në favor të zgjatjes prej katër muaj të programit financiar të shpëtimit për Greqinë.

Bundestagu votoi 542-32 në mbështetje të zgjatjes, me 13 anëtarë që abstenuan.

Bundestagu gjerman është mes parlamenteve kombëtare që nevojiten të miratojnë zgjatjen e programit.

Ministri i financave Wolfgang Schaeuble tha se gjermanët duhet të bëjnë gjithçka të mundur “për ta mbajtur Evropën të bashkuar” por premtoi gjithashtu që Greqia nuk do të lejohet t’u bëjë shantazh partnerëve të eurozonës.

Greqisë iu miratua zgjatja e programit në këmbim të një angazhimi për reforma buxhetore.

Kryeministri i majtë Alexis Tsipras fitoi zgjedhjet e janarit në Greqi me premtimin për të rinegociuar masat shtrënguese të vendosura në këmbim të paketës 270 miliardë dollarëshe të shpëtimit.

XS
SM
MD
LG