Lidhje

Kthimi i imigrantëve të paligjshëm nga SHBA


Presidenti amerikan Barack Obama do të takohet këtë javë në Shtëpinë e Bardhë me presidentët nga Guatemala, Hondurasi dhe El Salvadori për të biseduar lidhur me shtimin e fëmijëve imigrantë që kalojnë kufirin amerikan. Zyrtarët amerikanë u kanë bërë thirrje qeverive të Amerikës Qëndrore të bëjnë më shumë për të ulur eksodin e fëmijëve të pashoqëruar dhe fëmijëve me nënat e tyre që përpiqen të hyjnë ilegalisht në Shtetet e Bashkuara.

Gati 24 fëmijë nga Hondurasi ishin imigrantët më të fundit që u kthyen në vendet e tyre pasi hynë ilegalisht në Shtetet e Bashkuara.

"Kanë ardhur 66 njerëz, 31 gra dhe 19 fëmijë, 14 vajza dhe dy adoleshentë. Ato janë nëna që janë larguar nga zona të ndryshme të vendit. Siç e shihni ato janë kthyer, shumë të mërzitura, të shqetësuara dhe shumica e tyre në borxhe," thotë Ana Garcias De Hernandez,

Zonja e Parë e Hondurasit.

Ndërsa imigrantët ridërgohen mbrapsht në vendet e tyre, të paktën një nënë thotë se ajo mund të tentojë përsëri të hyjë në Shtetet e Bashkuara nëse nuk do të jetë në gjendje të gjejë punë:

"Trafikantët na kërkojnë 6,000 dollarë dhe jemi në borxhe pasi nuk i kishim këto para. Ne erdhëm këtu me shpresë se qeveria do të na gjejë punë dhe në se kjo nuk ndodh ne do të ikim përsëri. Kjo është mundësia e vetme,” thotë Olga Guerra, nënë e pesë fëmijëve.

Shtimi i numrit të fëmijëve imigrantë ka nxitur një krizë politike dhe kufitare në Shtetet e Bashkuara.

Në fillim të muajit, zoti Obama i kërkoi Kongresit 3.7 miliardë dollarë në fonde emergjente për të trajtuar krizën e fëmijëve të pashoqëruar imigrantë.

XS
SM
MD
LG