Lidhje

Dyshime se ISIS ka përdorur gaz klorinë


Zyrtarët amerikanë po hetojnë njoftimet se militantë të Shtetit Islamik kanë përdorur gazin klorinë kundër forcave irakiane të sigurisë në luftën e tyre për të marr më shumë territore.

Sipas burimeve të ndryshme në median amerikane dhe irakiane, militantët detonuan gazin me bomba artizanale, duke lëshuar tymin e verdhë në një sulm ndaj policisë irakiane muajin e kaluar pranë Baladit, në veri të Bagdatit.

Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry that ë premten se akuzat nuk janë konfirmuar ende por ato shihen si një çështe “jashtëzakonisht serioze”. Zyrtarët amerikanë po kërkojnë informacione shtesë rreth njoftimeve të medias.

Media irakiane njoftoi gjithashtu se luftëtarët e Shtetit Islamik kanë përdorur gjithashtu gazin klorinë në një sulm në një bazë ushtarake në perëndim të Bagdatit në Saqlawiyah.

Organizata për Parandalimin e Armëve Kimike njoftoi muajin e kaluar se kishte “informacione bindëse” rreth klorinës së përdorur në mënyrë sistematike dhe të përsëritur si arnjë kundër fshatrave në veri të Sirisë në fillim të vitit, megjithëse nuk është e qartë se kush është përgjegjës për to.

XS
SM
MD
LG