Lidhje

Ushtria amerikane kryen sulme ajrore ndaj Shtetit Islamik


Ushtria amerikane ndërmori sulme të reja ajrore kundër militantëve të Shtetit Islamik në Irakun verior, duke vënë në shënjesëtr luftëtarë dhe armatime pranë qytetit Irbil.

Komanda Qendrore amerikane i ka përshkruar sulmet si "një gërshetim sulmesh me avionë luftarakë dhe pa pilot", duke thënë se ato u kryen të premten dhe të shtunën.

Në Sirinë pranë, vëzhguesit thonë se sulmet ajrore qeveritare me objektiv qytetin Raqa nën kontrollin e Shtetit Islamik, vranë të paktën 25 persona, mes tyre 16 civilë.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut thotë se civilët u vranë gjatë bombardimit të një punishteje ëmbëlsirash të operuar nga grupi ekstremist. Sulme të tjera goditën kampin stërvitor të Shtetit Islamik dhe një ndërtesë qeveritare të financave që përdorej si gjykatë islamike.

Qyteti verilindor Raqa është qendra kryesore e grupit Shteti Islamik në Siri.

XS
SM
MD
LG