Lidhje

Angelina Jolie dhe Brad Pitt martohen në Francë


Një lajm i shumëpritur për të gjithë admiruesit e çiftit Angelina Jolie dhe Brad Pitt: aktorët e Hollivudit janë martuar të shtunën në Correns të Francës, sipas një zëdhënësi të tyre.

Jolie dhe Pitt u martuan në një kishë të vogël në një ceremoni private ku morën pjesë familjarë dhe miq në Kështjellën Miraval në Provence. Fëmijët e çiftit ishin pjesë e ceremonisë. Jolie eci në altar në krah të djemve më të mëdhenj Maddox dhe Pax. Vajzat Zahara dhe Vivienne hodhën petale lulesh, ndërsa Shiloh dhe Knox mbanin unazat.

Martesa e dy yjeve të Hollivudit, që thirren shpesh me kombinimin e emrave të tyre Brangelina, u jep fund spekullimeve të panumërta për martesën e tyre. Ata u fejuan në fillim të vitit 2012, pas një lidhjeje prej shtatë vjetësh.

Si Angelina Jolie, edhe Brad Pitt po punojnë për filma të rinj. Në dhjetor, del filmi i dytë që Angelina Jolie drejton si regjisore: “Unbroken”. Ndërsa Brad Pitt luan në dramën “Fury”, që del më 17 tetor.

XS
SM
MD
LG