Lidhje

Presidenti Iranian flet për paqe në paradën ushtarake


Presidenti i Iranit Hassan Rouhani tha se vendi i tij nuk dëshiron luftë, por i ka mjetet për ta ndaluar një sulm të mundshëm.

Zoti Rouhani tha të premten, gjatë një parade ushtarake në Teheran, se vendi i tij nuk do të pushtonte një vend tjetër, por do t’i bënte rezistencë çdo agresioni të mundshëm.

Ai tha se “Irani nuk kërkon luftë, por logjkë dhe bisedime”. Ndryshe nga parardhësi i tij, politikan i vijës së ashpër, Mahmoud Ahmadinejad, zoti Ruhani nuk e shfytëzoi rastin e sotëm për të kritikuar Shtetet e Bashkuara dhe Izarelin.

Ai i siguroi fqinjët se Irani do të ketë lidhje më të mira me ta, duke thënë se “fqinjët duhet ta dijnë se ushtria iraniane mbështet paqen dhe qëndrueshmërinë.”

Në paradën e sotme Irani bëri një demonstrim të pajisjeve ushtarake për mbrojtjen e vendit.
XS
SM
MD
LG