Lidhje

Policia suedeze identifikon të dyshuarin për sulmin


Policia suedeze ka identifikuar personin e arrestuar nën dyshimet se kreu goditjen me kamion që la të vrarë katër persona. I dyshuari është një 39-vjeçar nga Uzbekistani.

Policia tha sot në komentet për shtyp se personi kishte qenë në radarin e agjencive suedeze të zbulimit.

Autoritetet suedeze thanë se i dyshuari nuk ishte nën vëzhgim në kuadër të ndonjë procesi hetimor, por emri i tij kishte dalë gjatë procesve të mëparshme.

Policia konfirmoi se në kamion ishte gjetur një mjet i dyshimtë, pa specifikuar se për çfarë bëhej fjalë.

Kamioni goditi dje një kompleks tregtar në Stokholm, duke vrarë katër vetë dhe duke plagosur 15 të tjerë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG