Lidhje

Presidenti Trump thotë se ka besim të plotë tek Jared Kushner


Presidenti Donald Trump doli në mbrojtje të dhëndrit të tij Jared Kushner, i cili është njëkohësisht një prej këshilltarëve kryesorë të tij, për të cilin mediat njoftojnë se u përpoqën të krijojë kanale sekrete komunikimi me zyrtarët rusë gjatë javëve përpara se zoti Trump të merrte pushtetin.

"Jared po bën një punë të shkëlqyer për vendin" tha zoti Trump për gazetën 'New York Times'."

Ai tha se ka besim të plotë tek ai.

Sipas presidentit Jared Kushner respektohet pothuajse nga të gjithë dhe po punon me programe që do t’i kursejnë vendit miliarda dollarë. Por më e rëndësishme sipas presidentit Trump është fakti se Jared Kushner është një person shumë i mirë.

36-vjeçari Kushner, një biznesmen i njohur në fushën e pasurive të patundshme në Nju Jork përpara se t’i bashkohej stafit të presidentit në Shtëpinë e Bardhë, është i martuar me vajzën e madhe të zotit Trump, Ivankën, e cila gjithashtu është këshilltare në Shtëpinë e Bardhë.

Sipas disa mediave Jared Kushner u përpoq të krijonte lidhje komunikimi sekrete me Moskën ndërsa u takua me ambasadorin e Kremlinit në Amerikë Sergej Kislyak, në fillim të dhjetorit të kaluar.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG