Lidhje

Turqia paralajmëron vendet evropiane


Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan tha sot se evropianët kudo në botë nuk do të jenë të sigurtë kur të ecin në rrugë nëse vazhdojnë me qëndrimet e tanishme.

Turqia, aleate e NATO-s, është përfshirë në një grindje me Gjermaninë dhe Holandën, të cilat nuk kanë lejuar zyrtarët turq të bëjnë fushatë në këto vende për të rritur pushtetin e zotit Erdogan me një referendum që do të mbahet në prill.

Zyrtarët turq kanë thënë se nuk do të mbajnë tubime të tjera fushate në Gjermani përpara referendumit të 16 prillit.

Ndërkohë në Gjermani, Frank-Walter Steinmeier shfrytëzoi sot fjalimin e tij të parë si president për të bërë një paralajmërim të fortë në adresë të zotit Erdogan, duke thënë se presidenti turk rrezikon të shkatërrojë çdo gjë që ka arritur Turqia vitet e fundit si dhe të dëmtojë marrëdhëniet me partnerët e saj.

Turqia e ka akuzuar disa herë Gjermaninë se ka përdorur taktika naziste për të mos lejuar që ministrat turq të merrnin pjesë në tubime. Ndërkaq, arrestimi i gazetarit gjermano-turk Deniz Yucel në Turqi ka shkaktuar zemërim në Gjermani.

XS
SM
MD
LG