Lidhje

Maqedoni, dyshime për shpërdorime nga ish-kryeministri


Prokuroria e Posaçme e Maqedonisë ka ngritur dyshime për shpërdorime dhe larje parash nga ish-kryeministri dhe kryetari aktual i partisë VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski.

Ai dyshohet për financimin e paligjshëm të partisë dhe përdorimin e mjeteve për blerjen e pronave të patundshme si prona të partisë.

Prej vitit 2009 deri në 2015, VMRO-DPMNE ka lidhur 71 marrëveshje për shitblerjen e pronës së paluajtshme, që sipas Prokurorisë Speciale është paguar me para joligjore.

Prokurorja Fatime Fetai u tha mjeteve të informimit se ekziston dyshimi për blerje përmes pagesave në dorë dhe se janë kryer pagesa me para të fituara në mënyrë të paligjshme.

Brenda kësja periudhe, sipas prkurores, në llogarinë bankare të partisë janë depozituar rreth 4.900.000 Euro.

Zoti Gruevski dyshohet edhe për një rast tjetër: shpërdorimi i një shume prej rreth 155 milionë Eurosh për ndërtimin e dy autostradave.

Vetë ish-kryeministri Gruevski dhe zyrtarë të VMRO-së i kanë hedhur poshtë akuzat. Ata kanë fajësuar Prokurorinë e Posaçme dhe Lidhjen Social Demokrate të Maqedonisë për përpjekje për zhbërjen e partisë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG